Anketim

Anketim mbi Startup-et / EU for Innovation

 

Skuadra e EU for Innovation (BE për Inovacionin) dëshiron t’ju falenderojë për forcën dhe devotshmërinë e treguar gjatë vitit 2020. Në vitin e kaluar, Ju ose start-up-i juaj keni qënë pjesë e njërës prej ndërhyrjeve të organizuara nga EU for Innovation (si zhvillim i kapaciteteve individuale/ në ekip, udhëtim jashtë vendit për shkëmbim njohurish/ krijim marrëdhëniesh me ekosisteme të huaja, konferenca, trajnime për start-up-et, pjesëmarrje ne programe akselerimi ose sesione mentorimi me ekspertë vendas/ ndërkombëtarë etj.)

Për të përmirësuar më tej punën tonë dhe ndërhyrjet në mbështetje të ekosistemit shqiptar, si dhe për të raportuar tek partnerët tanë të Komisionit të Bashkimit Evropian, mbi ecurinë e start-up-eve pjesëmarrëse, na nevojitet më shumë se kurrë, ndihma juaj. Ju lutemi të ndani me ne për përvojën dhe sugjerimet tuaja mbi kontaktin me EU for Innovation, nëpërmjet një sondazhi të shkurtër.

Të dhënat tuaja dhe përgjigjet tuaja do të përdoren me kujdes, duke u ruajtur në përputhshmëri me rregulloren GDPR të BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nuk do të ndahen me pale të treta.

footer logo